Trupi i viktimës dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

Trupi i viktimës dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

I burgosuri, Naser Makolli mbërriti në Shërbimin e Emergjencës në Lipjan pa shenja jete, pohojnë në këtë institucion shëndetësor. Trupi i pajetë i Naser Makollit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ministria e Drejtësisë njoftoi se autopsia përfundoi dhe se pritet raporti përfundimtar për shkaqet e vdekjes. Ndërkohë , po zhvillohen hetimet e kësaj vdekjeje të dyshimtë, siç e cilësoi prokuroria./21Media