Kënga u publikua në versionin audio

Kënga u publikua në versionin audio

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sidrit Bejleri sonte publikoi këngën e radhës. Bejleri ripërpunoi këngën “Molla me shërbet” të grupit Minatori, shkruan rtv21.tv

Për muzikën dhe tekstin e këngës “Molla me shërbet” janë përkujdesur Naser Gjinovci dhe Mufail Limani.

Bejleri përmes një postimi në instagram falënderoi Naser Gjinovcin dhe Mufail Limanin që kjo këngë të jetë pjesë e albumit “Shend e verë’.

““Molla me shërbet”, një ndër këngët e karakterit të grupit Minatori, që krijonte gjithmonë atmosferë në netët live. Faleminderit Naser Gjinovcit dhe Mufail Limanit që mundësuan të ishte pjesë e albumit “Shend e verë”.”, shkroi artisti në instagram.

Kënga u publikua vetëm në versionin audio./21Media