Sigal Prishtina shpreson ta kaloj grupin

Sigal Prishtina shpreson ta kaloj grupin

Klubi i Basketbollit “Sigal Prishtina”, sot ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes kundër Apoel Nicosia, kampion i Qipros.

Trajneri Bujar Loci,  tha se kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për Prishtinën dhe beson që do të arrijnë rezultat pozitiv.

Mendoj që sonte është një lojë jashtëzakonisht e rëndësishme për klubin tonë. E kemi bërë skautimin e kësaj ekipe, e cila në radhët e veta ka 6-7 lojtarë amerikan dhe dihet që basketbolli amerikan luajnë një basketboll të shpejtë, një basketboll që ka më shumë prurje fizike sesa taktike, mirëpo ne mendojmë se do t’ia arrijmë, me një trazension defansiv të mirë dhe me një koncentrim të mirë në këtë lojë të arrijmë epilog pozitiv”, tha Loci.

Nga ana e tij, basketbollisti Dardan Berisha tha se synimi kryesor është kalimi i grupit edhe pse kjo sipas tij, do të jetë shumë e vështirë.

Synimi i parë është ta kalojmë grupin. Besoj që këtë vit e kemi grupin më të vështirë, ka ekipe cilësore, por ekipi jonë nuk është si vitin e kaluar, por defenitivisht çdo lojë do ta japin qindpërindëshin”, u shpreh Berisha.

Ndeshja mbahet sonte në Pallatin e Rinisë dhe fillon në ora 19:00./21Media