Sigal Prishtina përballet sot në gjysmëfinale me BC Kalev/Cramo

Gjiganti i basketbollit kosovar, Sigal Prishtina do të zhvillojë sot përballjen kundër skuadrës së BC Kalev/Cramo, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e kualifikimeve të FIBA Europe Cup.
Ndeshja e sotme mes Sigal Prishtinës e BC Kalev/Cramo zhvillohet në “Jonavos Sporto Arena” me fillim nga ora 16:00.
Estonezët siguruan mbrëmë biletën drejt gjysmëfinales së kësaj gare, ku në çerekfinale e mposhtën skuadrën e KK Cedevita Junior me shifrat 93:73.
Në rast të kalimit në finale, Sigal Prishtina do të përballet me një nga këto skuadra CBet Jonava (nikoqir të turneut), SCMU Craiova ose Kapfenberg Bulls.

Back to top button