Siguria e të dhënave personale në internet

Zhvillimi i shpejtë i Teknologjisë dhe internetit ka gjetur zbatim pothuajse në të gjitha sferat e jetës.
Me rritjen e teknologjisë janë rritur në një masë të madhe edhe sulmet kibernetike. Për këtë mbrojtja ndaj këtyre sulmeve po bëhet gjithnjë e më sfiduese.
Mentor Hoxhaj nga Komuniteti për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, për portalin rtv21.tv ka treguar si duhet të keni kujdes sa i përket të dhënave personale në internet.
Hoxhaj ka treguar si duhet ta vertetoni se jeni në faqen e duhur kur ju kërkohet shënimi i të dhënave personale.
“Kurdo që kërkohet që ju të shenoni të dhënat e juaja personale ju rekomandojmë që këtë ta bëni përmes -kompjuterit ose –Laptopi, në telefonat tuaj të mençur nuk mund të shikoni URL për të vertetuar se jeni në faqen e duhur e jo në faqen mashtruese(phishing)”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas tij, çdo herë e më shumë ka mashtrues që tentojnë të marrin të dhënat bankare për të arritur deri tek perfitimet monetare.
“Ne shohim çdoherë e më shumë mashtrues që tentojnë të marrin të dhënat bankare për të arritur deri tek perfitimet monetare.Në rrjetet sociale marrja e llogarive me pasoja të mundshme të qenurit të kërcenuar dhe shantazhuar për shkaçe të permbatjes të cilat mund të kenë qasje dhe gjejnë në proflilin/faqen e hakuar”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj gjithashtu ka folur edhe për sigurinë e të dhënave për disa punonjës nëpër disa institucione private dhe publike që detyrohen që hyrjen në objekt ta bëjnë përmes fingerprint.
“Përpunimi i të dhënave biomtrike me qëllim të identifikimit të hyrje/daljes është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Dëmtimi material, profesional, kercnimi shatazhimi”, ka thënë Hoxhaj në fund për portalin rtv21.tv./21Media

Back to top button