Siguria në Kosovë vendos për reduktimin e KFOR-it

Gjermania kontribuuese e qëndrueshme me trupa në misionin e KFOR-it

Reduktimi i trupave të misionit të KFOR-it në të ardhmen, varet nga vendimet që merr Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe mbetet çështje që varet nga gjendja e sigurisë në terren. Kështu thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga KFOR-i.

Sipas tyre, që nga viti 1999, Gjermania ka qenë një kontribuuese e qëndrueshme me trupa në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO .

“Ky angazhim vazhdon. Kontingjenti gjerman mbetet kontribuuesi i tretë më i madh në KFOR. KFOR-i vazhdon aktivitetet e veta për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe për të garantuar liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në përputhje me mandatin e vetë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Çdo vendim rreth pozitës së ardhshme të KFOR-it do të merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe do të mbetet çështje që varet nga gjendja e sigurisë në terren”, thuhet komunikatë./21Media

Back to top button