Sivjet kanë humbur jetën 97 persona gjatë aksidenteve në trafik

Sivjet kanë humbur jetën 97 persona gjatë aksidenteve në trafik

Sot pas orës 14:00 në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës ndodhi një aksident ndërmjet dy veturave, si pasojë e së cilit vdiq një person dhe u lënduan dy të tjerë. Numri i aksidenteve në trafik është rritur dukshëm viteve të fundit. Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor u tha se vetëm brenda këtij viti në Kosovë kanë humbur jetën  97 persona gjatë aksidenteve në trafikun rrugor. Ndërsa që nga paslufta kanë humbur jetën mbi 2 mijë e 500 persona nga aksidentet në trafik./21Media