Sigurohen 16 milionë euro për punësim

Në rritjen e punësimit të të rinjve deri në moshën 29 vjeçare

16 milionë euro janë siguruar për masa aktive për punësim, ku duhet të përfshihen 41.562 persona të papunësuar deri në fund të vitit në Maqedoni.

Masa është vendosur në rritjen e punësimit të të rinjve deri në moshën 29 vjeçare, informoi Milla Carovska. Janë siguruar dy milionë euro shtesë, dhënien e granteve të 140 persona të rinj të papunë për “start ap” bizneset me nga 10 mijë euro mjete të pakthyera, masën që në mikro dhe bizneset e vogla të mund të krijojnë 250 vende të reja pune, 400 persona do të kyçen në punën e dobishme shoqërore, me çka do të krijohen shërbime në nivel lokal, ndërsa në mënyrë shtesë mbi 1.0000 të rinj.

Ministri paralajmëroi se vazhdon mbështetja edhe e personave me nevoja të veçanta dhe informoi se ata do të marrin mundësi që të shfrytëzojnë grant prej 4,5 mijë eurove për hapje të biznesit të tyre ose për gjenerim të 150 vendeve të reja pune.

Papunësia në Maqedoni respektivisht është rreth 40 për qind./21Media

Back to top button