Poezi nga shkrimtari i njohur

Poezi nga shkrimtari i njohur

Dritero Agolli ishte shkrimtar dhe autor këngësh shumë i njohur, i cili ishte lindur në vitin 1931, ndërsa ka vdekur në vitin 2017. Ai ishte shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vepra më e rëndësishme idealizuese dhe njëherësh më e angazhuar e tij është poema “Nënë Shqipëri”.

Gjatë gjithë rrugës së vetë krijuese më se gjysmëshekullore, Dritëro Agolli ka qenë poeti i dhimbjes njerëzore dhe i filozofisë jetësore./21Media

SIKUR S’JETOJ NE VENDIN TIM

Me ndodh sikur s’jetoj ne vendin tim
Po ne nje vend te huaj dhe te larget
Ne nje qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve te rrjepur dhe te laget.

Cuditem pse keshtu me duket shpesh
Kur s’ka njeri shtepia, kur jam vetem
Kur shiu ne dimer flluska ngre ne shesh
Dhe mua flluska flluska ma ben jeten

me ngjan sikur dhe strehet derdhin helm
Helmohemi Ado cast me njeri tjetrin
s’e di nga vjen ky helm se s’kam c’te them
Vec shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend me duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimah ne themelet
Pastaj do tundet toka ne termet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgerdheshet

I huaj jam ne vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerez
Kjo me lendon dhe shpirtin ma gervish
me ben te qaj si nxenes prapa deres.