Projekti përmban një tekst të veçantë

Projekti përmban një tekst të veçantë

Reperi i njohur ferizajas, Getinjo ka sjellur projektin e ri me titull “Sillet”.

Për anën vizuele është përkujdesur produksioni “N’Pik Creative”, ndërkaq për tekstin vetë reperi.

Mes rreshtave flitet për raportet e reperit me të tjerët dhe ajo çka është mjaft atraktive në këtë projekt është edhe shfaqja e titrave në videoklip.

“E njerzt e huj kane me ma bo naj smuj, se gjith po mshtin me i dasht mandej po mbjen me vujt”, është njëra nga vargjet e tekstit të 27-vjeçarit.

Reperi edhe në vitin që e kemi lënë pas ka qenë mjaft i angazhuar me projekte muzikore, si solo ashtu edhe bashkëpunime. “Para Siempre”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me vëllain e tij, Mozzik, është pritur shumë mirë nga fansat e dyshes./21Media