Mesfushori spanjoll nuk është i sigurt edhe për sa kohë do të luajë futboll

Mesfushori spanjoll nuk është i sigurt edhe për sa kohë do të luajë futboll

David Silva cilësohet një prej mesfushorëve më të mirë në botë në pozitën e tij dhe këtë e ka treguar si me skuadrën e tij Manchester City ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës.

Ndonëse me ‘La Rojan’ ka fituar trofe të çmueshëm, 31-vjeçari kërkon që edhe me Cityn ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe nëse e arrin këtë gjë, ai thotë se do t’i jap fund karrierës si futbollist.

“Nëse e fitoj Ligën e Kampionëve do të pensionohem menjëherë. Do të ishte gjëja më speciale për mua”, ka thënë Silva për Daily Mail.

Silva ka kontratë me Cityn deri në vitin 2019.