"Nëse “Të ka lali shpirt” do të kishte një tjetër menaxhim më të fortë do të kishte arritur më tepër miliona klikime se sa tani"

“Nëse “Të ka lali shpirt” do të kishte një tjetër menaxhim më të fortë do të kishte arritur më tepër miliona klikime se sa tani”

Kënga “Të ka lali shpirt” nga Silvia Gunbardhi, Mandi dhe Dafi e publikuar në fillim të vitit në 2013 i theu rekordet e klikimeve në rrjetet sociale duke u shndërruar në hit. Kjo jo vetëm brenda trojeve shqiptare por edhe jashtë. Ndërkohë që interpretuesja e kësaj këngë Silvia Gunbardhi  në emisionin “21 gradë” në RTV21 ka folur rreth suksesit të këngës.  Ajo ka treguar se gjërat kanë rrjedhur shumë natyrshëm. “Njerëzit e dashuruan si këngë menjëherë, pa shumë reklamë pa investim dhe është një këngë e thjeshtë e bukur’, ka thënë ajo.

Po ashtu ka shtuar se sipas saj nëse kënga “Të ka lali shpirt” do të promovohej më shumë do të kishte sukses ende më të madh. “Po e diskutonim me shumë kolegë gjatë xhirimeve të kilipit tonë të ri nëse “Të ka lali shpirt” do të kishte një tjetër menaxhim më të fortë do të kishte arritur më tepër miliona klikime se sa tani, nëse do të ishte promovuar, nëse unë do të kisha shkuar në radiot nëpër botë apo në televizionet nëpër botë dhe do t’i kisha bërë një publicitet akoma më të fortë.”, ka deklaruar Silvia.

Ajo nuk ka mohuar se ka pasur ftesa, por sipas saj ato kërkonin investim të madh./21Media