Astronomy Outreach of Kosovo i sjell edhe një sukses Kosovës

Astronomy Outreach of Kosovo i sjell edhe një sukses Kosovës

Logo e klubit për astronomi në Kosovë, Astronomy Outreach of Kosovo, dizajni i së cilës është bazuar në simbolet e flamurt të Kosovës ka arritur në orbitën e Tokës. Lajmin e ka bërë të ditur themeluesja e këtij klubi, Pranvera Hyseni.

Për herë të parë në historinë e kombit shqiptar, një simbol i yni, i cili përfaqëson Republikën e Kosovës, ka kaluar çdo kufi, duke dalur kështu deri në hapësirën kozmike.
Logo e klubit Astronomy Outreach of Kosovo, dizajni i së cilës është bazuar në simbolet e flamurit të Kosovës, është fotografuar nga një kozmonaut Rus, Alexey Ovchinin, brenda Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, i cili orbiton Tokën në një lartësi prej 400 km.”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Tutje ajo ka bërë të ditur se fotografia është realizuar nga një kozmonaut rus, e sipas Hysenit ndonëse marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës me Rusisë nuk janë të mira, një gjë e tillë ka dëshmuar se hapësira i bashkon të gjithë.

“Pavarësisht raporteve diplomatike mes dy shteteve, kjo ka dëshmuar që hapësira na bashkon të gjithëve, pavarësisht kombit, racës apo fesë. Imazhet e më poshtme paraqesin logon AOK e nënshkruar dhe vulosur në ambientet e ISS-së, me Tokën në prapavijë. Ky akt nga kozmonauti Rus, ka nderuar veprimtarinë dhe kontributin shumë vjeqar të organizatës sonë, si dhe ka nderuar kombin tonë!”, ka përfunduar Hyseni.

Sukseset e këtij klubi nuk kanë të ndalur, në vitin 2017 një asteroid është emrëruar me një emër shqiptar atë të Pranvera Hysenit./21Media