Simeone: Atletico është klub i madh

Simeone: Atletico është klub i madh

Diego Simeone ka mohuar të gjitha zërat për ndonje largim te mundshëm nga skuadra e Atletico Madridit.

“E ardhmja ime? Unë jam duke qëndruar te Atletico”, u përgjigj shkurt e qartë Simeone rreth pytjes për të ardhmen e tij.

Më pas ai foli edhe për klubin e tij aktual duke deklaruar se Atletico Madrid është një klub i madh.

“Ky është një klub i madh dhe ne po rritemi. Unë jam krenar me nivelin e këtij klubi, ne kemi konkuruar kundër dy superfuqive si Real Madrid dhe Barcelona dhe kemi mbajtur hapin me të dyja skuadrat”, përfundoi Diego Simeone.