Atletico është në vendin e katërt, në La Liga

Atletico është në vendin e katërt, në La Liga

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone tha se mënyra e vetme që lojtarët mund të përmisohen është duke punuar pa u lodhur.

Sulmuesit Diego Costa dhe Alvaro Morata, nuk janë duke kaluar një formë të mirë, gjë që nuk i ka kënaqur fansat. Tekniku argjentinas beson që ata do të rikthehen në formën e duhur duke punuar gjithnjë e më shumë.

“Është vështirë t’iu japësh këshilla lojtarëve. Duhet të punojmë, të jemi më të thjeshtë në lojë. Zgjedhja më e mirë për t’u rikthyer në formë është të punojmë sa më shumë”, deklaroi ai.

Në fillim të sezonit Atletico ishte në vendin e parë në tabelë, por disa humbje dhe barazime bën që të humbasin vendin e parë. Simeone për këtë gjë ka thënë se ende janë skuadër e re dhe kanë nevojë për përmirësime.

“Jemi skuadër e re. Duhet të mësohemi me lojën dhe të gjejmë bilancin tonë. Duhet të përmirësohemi”, përfundoi ai.

Atletico është në vendin e katërt me 16 pikë, tri me pak se lideri Barcelona./21Media