Çdo vit artisti realizon deri në 30 krijime artistike

Çdo vit artisti realizon deri në 30 krijime artistike

Artistit britanik, Simon Beck krijon punime artistike të përmasave vigane, spektakulare, në rërë plazhi dhe borë.

Beck, këta shembuj në formë luleje spirale i nxori në rërën e plazhit Brean Beach, në detin Burnham të Somerset, në Angli, shkruan rtv21.tv

Ajo që e bën të veçantë këtë punim është se ai dallohet qartë vetëm nga lartësia, me dron.

Ky nuk është krijimi i vetëm i Beck. Ka një dekadë që ai merret me krijime të tilla, përfshirë këtu në vende malore me borë, krijime këto me të cilat arriti të njihet në botë.

Ky artist 60 vjeçar, në një deklaratë ka treguar se kur ka qenë fëmijë, ka vizatuar dizajne gjeometrike, por me krijimet në borë filloi para 14 vjetësh.

Beck, tani falë këtij arti njihet si artisti i cili krijon art duke ecur në bore.

Një kohë, Beck u angazhua si punues hartash, por një ditë duke shëtitur nëpër borë, pa se pas vetës linte gjurmë, dhe këtu i lindi ideja që të krijojë vepra artistike në borë. Mjetet të cilat ai i shfrytëzon për këto punime janë kompaset. Pas përfundimit të punimit, Beck e fotografon atë dhe e poston në internet. Ai çdo vit gjatë sezonit dimëror realizon deri në 30 krijime artistike në borë.

Beck, për punën e tij dedikuar artit në borë, ka publikuar një libër me ilustrime./21Media