Mel B ka pasur nevojë për një shtytje që të ndahet nga bashkëshorti abuzues

Mel B ka pasur nevojë për një shtytje që të ndahet nga bashkëshorti abuzues

Shtytja që i nevojitej i erdhi nga bashkëgjyqtari i saj në America’s Got Talent Simon Cowell. Ai e dinte të gjithë ngjarjen dhe e kishte parë sjelljen e Stephen Belafontes qysh nga X Factor e deri tek America’s Got Talent.

Simon e dinte se Mel B nuk do të merrte asnjëherë guximin që të ngriste zërin për vetvete, dhe se gjente arsyetime për lëndimet që i pësonte, shkruan rtv21.tv.

Simon e bëri Mel-in që ta kuptojë se Belafonte është një “njeri i keq”, dhe e ka shtyer atë që të ndahej nga ai. Mel e kishte lënë disa herë Belafonten, mirëpo ishte kthyer përsëri, e kësaj here vendimin përfundimtar ajo ia atribuon Cowell-it./21Media