Këto janë shenjat paralajmëruese

Këto janë shenjat paralajmëruese

Fibrat janë pjesë e rëndësishme e dietës së një personi me qëllim që të ketë një jetë të shëndetshme, por të dhënat tregojnë se shumica e personave të rritur nuk marrin mjaftueshëm fibra.

Fibrat janë të ndërlidhura me rrezikun e ulët të sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru, diabeti i llojit 2 dhe kanceri i zorrëve.

NHS rekomandon se njerëzit në dietën e tyre ditore duhet të marrin deri në 30 gramë fibra si pjesë e balancës së shëndetshme të trupit, por gjithashtu është zbuluar se shumica e të rriturve marrin rreth 18 gramë në ditë.

Kjo për shkak se dieta e perëndimit dominohet nga ushqimet e përpunuara, të cilat kanë përmbajtje të lartë yndyre.

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të fibrave janë diarreja, kapsllëku dhe dhimbje në zorrë kur jeni në tualet.