Tetë këngë të reja nga Sinani

Tetë këngë të reja nga Sinani

Këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu, ka paralajmëruar fansat për albumin e ri që do të sjellë së shpejti, shkruan rtv21.tv

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtari ka bërë të ditur se albumi i ri i tij do të përmbaj tetë këngë të reja.

Sinan Vllasaliu  nuk ka dhënë detaje të tjera për albumin e ri.

Ndryshe, “Amanet” titullohet projekti i fundit muzikor nga Sinan Vllasaliu. Kënga e zhanrit baladë është publikuar më 26 tetor./21Media