Ata do ta vizitojnë shkollën fillore "Dardania" dhe çerdhen "Gëzimi Ynë" në Prishtinë

Ata do ta vizitojnë shkollën fillore “Dardania” dhe çerdhen “Gëzimi Ynë” në Prishtinë

Përfaqësues të SBASHK-ut do të takohen me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli dhe bashkë me Këshillin Qendror Grevist, do të vizitojnë shkollën fillore “Dardania”, në Prishtinë. Po ashtu ata do të vizitojnë çerdhen “Gëzimi Ynë”, në Prishtinë.

Ndërkohë që ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe mësimdhënësve për ndërprerjen e grevës në arsim. Greva e mësimdhënësve në të gjitha nivelet arsimore ka hyrë në ditën e pestë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj dje tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk ka plotësim të kërkesave të mësimdhënësve dhe se greva po vazhdon në të gjitha nivelet arsimore. Sipas tij, greva në arsim do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave për ngritjen e koeficientit në Ligjin e pagave.