Sindikalistët kanë kërkuar nga prokuroria të hetojë rastin e PTK-së dhe Z Mobile

Sindikalistët kanë kërkuar nga prokuroria të hetojë rastin e PTK-së dhe Z Mobile

Përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Post Telekomunikacionit të Kosovës kanë mbajtur sot një konferencë për media në të cilën kanë folur rreth situatës së krijuar pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit kundër Telekomit të Kosovës ana e Z-Mobile

Kryetari i kësaj sindikate, Lamih Balaj, ka thënë se janë kundër realizimit të kësaj pagese.

Ai ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të merret me hetime të mirëfillta në këtë proces. Po ashtu pret që Qeveria të kërkojë llogari për këtë rast dhe nga bordi i PTK-së, i cili është emëruar nga Qeveria.

“Ne jemi kundër realizimit kësaj pagese pa hetime të mirëfillta. Kërkojmë edhe një herë, që Prokuroria e Shtetit që unë kam besim tek ata se janë institucione tona edhe duhet edhe ata me tregu veten që punojnë për këtë vend. Me analizua çdo detaj. Me u marr me secilin person që i ka shkaktuar dëme me gjithë përpiluesit, nënshkruesit dhe me gjithë ata manipuluesit të kësaj kontrate. Pres që ata të dalin dhe të kërkojnë prokuroria e shtetit hetime të detajuara, sepse e përmenda edhe më herët ata i kanë pasur njerëzit e vet këtu. Bordet në vazhdimësi janë zgjedh prej Qeverisë së Kosovës . Bordet i kanë dhënë përgjegjësi Qeverisë së Kosovës”, tha Balaj.

Ai ka thënë se Prokuroria ka bazë të mjaftueshme për mënyrën se si ka ardhur deri tek vendimi i arbitrazhit.

“Këtu ka bazë edhe për prokurorinë dhe për institucionet tona . Për këtë arsye ne i kemi bërë thirrje Prokurorisë që të vjen dhe ta hetoj rastin jo vetëm këtë rast, por edhe shumë e shumë raste tjera të keqpërdorimeve , keq menaxhimeve që kanë ndodh në Telekomin e Kosovës. Ne jemi para një akti të kryer sipas Gjykatës së Arbitrazhit. Por duhet të analizohet mirë , sepse nëse ka falsifikim atëherë Prokuroria duhet të merret seriozisht me këtë punë. Duhet Gjykata, Qeveria jonë të paktën të merret me ata njerëz të cilët i ka pasur përgjegjës në Telekomin e Kosovës që i ka sjell si Bord apo në interferimet që kanë ardhur edhe menaxhmentit me interferime politike në atë kohë. Duhet të hetohet edhe ARKEP-i, i cili në atë kohë ka bëre interferim në këtë kontratë pa të drejtë “, tha Balaj.

Balaj, dyshon se ky rast është i përgatitur me kohë. Ai madje fajëson edhe bordin për të cilin thotë se kanë mundur ta ndalojnë këtë proces.

“Në atë kohë është përgatit që me ndodh kjo. Sa i përket emrave të bordit të drejtorëve janë të njohur publikisht kush ka qenë në bord. Ndoshta për gjithë nuk mund të dijë për emra por kryesues i Bordit ka qenë Rexhë Gjonbalaj. Por ata duhet me dhënë, tjerët nuk i di, ata duhet me dhënë vet me tregu çka ka ndodh në atë kohë.”, tha Balaj.

Sekretari i Fedratës Sindikale Ajet Ahmeti, ka theksuar se nuk do të lejojnë që të gjitha gabimet të shkojnë në kurriz të qytetarëve.

Gjykata e Arbitrazhit ka marrë vendim ku kërkon nga PTK që t’ia paguajë dëmshpërblimin rreth 30 milionë euro kompanisë Z-Mobile për mos zbatim të kontratës.