​Shkak buxheti

​Shkak buxheti

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ajo e Shëndetësisë dhe e Policisë, njëzëri kanë kërkuar takim urgjent me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministrin në largim Ramush Haradinaj dhe Avokatin e Popullit Hilmi Jashari.

Sindikalistët kërkojnë nga Haradinaj që ta dërgojnë në Kuvend Projektligjin për Buxhet për vitin 2020 me qëllim të shmangies së trazirave sociale.

Ndërsa nga kryetari i Kuvendit kërkojmë që të ndërmarr hapa ligjorë parlamentar për aprovimin e buxhetit me kohë. Ndërsa Avokatit të Popullit i kërkojmë që të procedojë kërkesat e sindikatave të punëtorëve të sistemit publik në lidhje me revokimin e vendimit për masën e përkohshme për pezullimin e Ligjit të Pagave”, thuhet në komunikatën e përbashkët të tri sindikatave./21Media