Greva ishte paraparë të fillojë nesër

Greva ishte paraparë të fillojë nesër

Sindikata e Pavarur e Judikaturës e Kosovës, ka njoftuar se ka vendosur të vazhdojë pezullimin e grevës të cilën e kishte planifikuar ta fillojë nga nesër, më 1 tetor.

Përmes një njoftimi për media ky pezullim është për shkak të situatës së krijuar në vend.

“Ju njoftojmë se Kryesia e Sindikatës e Pavarur të Judikaturës së Kosovës (SPJK), ka vendosur që të vazhdojë pezullimin e grevës e përcaktuar të fillojë për nesër – me 1 tetor 2019, për shkak të situatës së krijuar në vend dhe deri në konsolidimin e organeve legjitime, atëherë kur edhe do të ketë një adresë të saktë për adresimin e realizimit të kërkesave të SPJK-së”, thuhet në njoftimin e Sindikatë së Pavarur të Judikaturës së Kosovës.

Kjo sindikatë kishte paralajmëruar greva nga data 1 korrik, por që të njëjtit kishin njoftuar se do të pezullohet deri më 1 tetor./21Media