Përsëri prolongohet ndërtimi i stacionit filtrues

Përsëri prolongohet ndërtimi i stacionit filtrues

Shpresoj se brenda një afati të arsyeshëm, maksimalisht për 8 muaj, i gjithë sistemi filtrues do të jetë gati për punëtorinë numër 2 që e shikoni atje. Aty ndodhen furrat numër 7 dhe 8 që paraqesin 50% të kapacitetit të Jugohromit”, tha Vasko Skenderovski, drejtor i Jugohromit.

Këtë e deklaroi drejtori i Jugohromit, në muajin prill të këtij viti. Megjithatë, nga sindikata e kombinatit metalurgjik thotë se afati për vendosjen e filtrave përsëri do të shkelet. Kryetari i sindikatës i fajësoi krerët e Jugrohromit.

“Sa i përket ndërtimit të stacionit filtrues, kjo siguri do të ndodh në vitin e ardhshëm, sepse tash u prolonguan afatet, nuk kanë punuar në mënyrë të rregullt në teren. Arsyet janë sepse pronarët duhet të bëjnë disa kontrata sa i përket elementeve për të vazhduar me punë. Pak edhe pronari po i zvarrit disa punë”, tha Bajram Amiti, Kryetar i sindikatës së Jugohromit.

Në tentim për të gjetur zgjidhje të problemit disa mujor, përfaqësuesit e sindikatit sot u takuan me kryeministrin e rij Zoran Zaev, Përveq asaj si i kanë treguar për problemet e tyre, nuk është arritur zgjidhje konkrete.

“Kryeministri na tha se ka një plan për Jugohromin. Atë do ta realizojë. Fillimisht ai deshi që ta realizojë një takim me sindikatën e Jugohromit ndërsa vendimin final do e merr pas takimit me pronarin e kompanisë, e cila do të ndodhë ditëve në vijim”, u shpreh Svetisllav, Spaskovski, Sindikata e Jugohromit.

Nga kabineti qeveritar u shprehen nëpërmes një kumtese. Në të thuhet se zgjedhje për këtë problem ka vetëm nëse ka vullnet nga të gjitha palët e prekura. Problemi duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale

“Këtu bëhet fjalë për sigurimin e pagave për 1.200 persona. Por gjithashtu është edhe në interest ë shoqërisë që ky institucion I vetëm  kapacitet industrial në rajonin e Tetovës të funkcionojë. Me këtë do të ketë përfitim, nëse punon mirë, do të ketë mundësi për paga më të larta të të punesuarve si dhe për punësime të reja, dhe kjo do të kontribojë për zhvillimin e ekonomisë gjë në të cilën ne jemi shumë të përkushtuar. Por është e rëndësishme për shëndetin e të punësuarve dhe të gjithë shoqërisë që të përmbushen edhe standardet ekologjike”, tha Kryeministri Zoran Zaev, gjatë takimit me përfaqësuesit e sindikatës .

Në vitin 2014 kjo kompani mori afat dy vjeçar për vendosjen e filtrave me qëllim që të ulet ndotja në rajonin e Tetovës, por ky afat nuk u respektua. Për këtë shkak, inspektoriati shtetëror në nëntorin e vitit 2016 morri vendim për të ndalur punën e kombinatit Jugohrom. Qindra të punësuar mbetën pa punë. Ata organizuan edhe disa protesta, mbajtën disa takime me pushtetin e kaluar, megjithatë problemi nuk u zgjidh./21Media