Haliti u shpreh mirënjohës që Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetje nga komuniteti hebraik

Haliti u shpreh mirënjohës që Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetje nga komuniteti hebraik

Nënkryetari i parë i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur sot në takim nënkryetarin Ekzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve Robert Singer, të cilin e njoftoi për angazhimet në Kuvendin e Kosovës që kanë të bëjnë me avancimin dhe konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Duke folur për rrugën e gjatë e të mundimshme të popullit deri në realizimin e lirisë dhe shtetësisë, Haliti vuri në spikamë nevojën për mbështetjen e Kosovës nga komuniteti hebraik.

Ju jemi shumë mirënjohës që mbështetja për Kosovën të vazhdojë edhe në të ardhmen, ku do që është e mundshme”, ka thënë Haliti.

Nënkryetari Ekzekutiv i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Singer, ka shfaqur konsideratë të lartë për popullin shqiptar dhe historinë e tij, duke siguruar Halitin, se ndihma dhe mbështetja për Kosovën do të jetë pjesë e angazhimeve të përditshme.