Liderët evropianë do ta realizojnë premtimin e tyre

Liderët evropianë do ta realizojnë premtimin e tyre

Vendimin për datën e fillimit të negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE-në, Brukseli do ta publikojë në pjesën e dytë të tetorit.

Burime të larta të partisë në pushtet, LSDM, thonë se sipas sinjaleve, data duhet të publikohet më 17 tetor.

Ngjarjet e fundit në vend Brukseli i ndjek me vëmendje, veçanërisht sjelljen e Ligjit për Prokurori, por edhe mënyrën se si udhëhiqet hetimi për rastin Reket. Pritjet janë se liderët evropianë do ta realizojnë premtimin e tyre pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës kur pritej se në qershor do të caktohet datë, ndërsa vendimi u prolongua për në tetor të këtij viti./TV21