Haradinaj ka përseritur se taksa nuk do të hiqet

Haradinaj ka përseritur se taksa nuk do të hiqet

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka folur e për shkarkimin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve , John Bolton nga presidenti Trump i cili ka qenë i njohur si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.

Por sipas Haradinajt Amerika e mbron Kosovën dhe as Bolton nuk është kundër Kosovës por që sugjerimet e shkuara drejt Uashingtonit zyrtar kanë qenë të gabuara.

“Mendoj se gabimet kanë ndodhur në Ballkan e jo në Uashington pra sugjerimet i kanë shkuar të gabuara Uashingtoni zyrtar prej udhëheqësve të Ballkanit kuptohet prej presidentit Vuçiq ai e ka interes shtetëror e nacional pra dobësimin dhe copëtimin e Kosovës janë bërë edhe gabime prej të tjerëve ne kemi shumë bindje të thellë se të gjitha institucionet e Amerikës e mbrojë Kosovën se Kosova është vijë fronti për ta, në kufirin e Kosovës ndahet edhe kufiri në mes influencave amerikane dhe ruse, e ne jemi vijë e frontit dhe jam i bindur se çdo herë Amerika do jetë me Kosovën”, ka theksuar ai.

Haradinaj tutje ka thënë se Amerika nuk është për ndarjen e Kosovës, dhe se zyrtarët brenda Kosovës kanë dhënë deklarime të gabuara.

“Ne kemi dëgjuar plotë deklarata të zyrtarëve tanë e të njerëzve të mediave qysh nuk na vyen asgjë Leshaku e Veriu ose si na ka dhënë Rankoviqi veriun besoj se këto i dini kush i ka thënë..Kerkush në Amerikë nuk është për ndarje të Kosovës Amerika ka qëndrua me Kosovën, e do Kosovën është me Kosovën por sugjerimet dhe opsionet që janë quar nga Ballkani kanë shkuar të gabuara”, është shprehur Haradinaj.

Kryeministri në detyrë, ka përsëritur se taksa ndaj Serbisë do të hiqet vetëm nëse ndodh njohja e shtetit të Kosovës nga shteti serb.