Lampard ka pranuar që askush nuk mund ta zëvendësojë sulmuesin Eden Hazard

Lampard ka pranuar që askush nuk mund ta zëvendësojë sulmuesin Eden Hazard

Eden Hazard u transferua këtë verë në Real Madrid dhe trajneri i Chelsea, Frank Lampard tha se ishte një fans i madh i tij.

“Isha një fans i madh i Hazardit. Luajta me të dhe mund të them se është një ndër lojtarët më të mirë në botë. Gjatë kohës sa ishte në Chelsea, ishte lojtari me më së shumti asistime dhe gola. Nuk mund ta zëvendësosh si individ, arsyeja është niveli i tij. Si klub duhet të vazhdojmë përpara”, deklaroi ai./21Media