Ja pse nuk duhet të postoni shpesh në rrjete sociale!

Ja pse nuk duhet të postoni shpesh në rrjete sociale!

T’ia shprehësh ndjenjat dikujt sot përmes rrjeteve sociale, nuk është problem i madh. Çdo herë kur qaseni në rrjete sociale, shihni gjeste romantike dhe mendime nga ata që janë të dashuruar marrëzisht. Por, shkencëtarët kanë zbuluar se shumica e çifteve mbase po fshehin një anë të errët të tyre dhe është diçka që duhet ta analizoni!

Është e shëndetshme që kohë pas kohe të ndani momente romantike me partnerin tuaj në rrjete sociale. Përshembull, studimet e mëhershme dëshmuan që çiftet që kishin foto profili të tyre, ishin më të kënaqur dhe ndjeheshin më të afërt. Por, sipas një studimi të fundit, një grup i shkencëtarëve thanë se ata që deshën ta bëjnë lidhjen e tyre më të dukshme, u ndjenë më të pasigurt rreth ndjenjave të partnerit.

Ky studim u krye me rreth 108 çifte. Secili nga ta plotësoi një studim të shkurtër në internet çdo natë për 2 javë. Ata folën për ndjenjat e tyre dhe mendimet rreth lidhjes, me fotografi në Facebook, postime dhe komente. Sipas rezultateve, kur pjesëmarrësit ndjeheshin më të pasigurt, ata postonin më shpesh informacione relevante, transmeton rtv21.tv

Kjo konkluzë u mbështet nga ekspertja e lidhjeve, njëkohësisht autore Nikki Goldstein. Sipas saj, njerëzit që po i promovojnë lidhjet e tyre, po i luftojnë pasiguritë ose kanë probleme tjera me personat tjerë. Përshembull, ata kërkojnë vlerësim për marrëdhëniet e tyre nga të tjerët, andaj pëlqimet dhe komentet mund të jenë shumë vlefshme.

Sipas studiuesve, pasiguria nuk është problemi i vetëm. Studiuesit nga Universiteti i Brunelit i Londrës thonë se njerëzit që postojnë shpesh fotografi me partnerët mund të kenë vetëbesim të ulët. Kjo sipas studiuesve mund të sqarohet si dëshirë për ta rritur vlerën e vetë dhe për t’i përgënjeshtruar të tjerët se lidhja e tyre po funksionon mirë./21Media