“Nuk të shkojnë armët ty..."

“Nuk të shkojnë armët ty…”

Artisti i mirënjohur shqiptar, Young Zerka thumboi këngëtaren e njohur, Samanta, në “Shiko kush luan”. Në lojën ku janë të vendosura fotografitë e artistëve, e cila luhet në atë mënyrë që mysafiri qëllon ndonjërin nga ta varësisht nga pyetjet, ai e qëlloi fotografinë e Samantës. E pyetja ishte se kush nga artistët nuk e meriton famën që ka, befasisht ai dha emrin e artistes së mirënjohur.

E i menjëhershëm ishte reagimi i artistes shqiptare, e cila përmes disa storieve u shpreh kështu:

“Nuk të shkojnë armët ty, karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, ‘pas një buri’ (pa rr) fshihet një grua e suksesshme si e jotja”.

Siç u la të kuptohet, Samanta e thumboi atë edhe për raportin e tij me këngëtaren Ronela Hajati, meqë tash e sa kohë po përflitet se ata janë në lidhje./21Media