Sirianët vendosin për fatin e Asadit

Tillerson ka deklaruar se fati i Asadit do të vendoset nga populli sirian

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson theksoi sot gjatë një interviste në Turqi se fati i presidentit sirian, Bashar Al Asad do të vendoset nga populli sirian.

“Fati i presidentit Asad, në afat gjatë, do të vendoset nga populli sirian”, deklaroi Tillerson gjatë një konference për shtyp në Ankara me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu.

Bisedime diplomatike të mbikëqyrura nga OKB-ja mbi një rregullim politik të konfliktit që shkatërron Sirinë kanë filluar që në vitin 2016.

Por shumë sesione negociatash nuk kanë mundësuar të përparohet për shkak të distancimit të madh që ekziston mes palëve ndërluftuese mbi konceptin e tranzicionit politik dhe të fatit të presidentit Bashar Al Asad.

Back to top button