Sirianja e vogël ka një mesazh për Donald Trump

Vogëlushja nuk dëshiron luftë

Refugjatja siriane 7 vjeçare, Bana Alabed që bëri famë në Twitter me nofkën “Zëri i Alepos” ka folur përsëri, këtë herë rreth vendimit të Trump për të sulmuar bazat ajrore të Sirisë.

Alabed shkroi në Twitter disa orë pasi SHBA lansoi 49 raketa ‘Tomahavk’, për të treguar mbështetjen e saj.

“Jam një fëmijë sirian që ka vuajtur nga Bashar al Asad dhe Putin. E mirëpres veprimin e Donald Trump kundër vrasësve të popullit tim. Putin dhe Asad bombarduan shkollën time, vranë shokët e mi dhe vodhën fëmijërinë time. Është koha që të dënohen vrasësit e fëmijëve në Siri” shkroi Alabed.

Shkrimi i saj u shpërnda më shumë se  mijë e 300 herë dhe vogëlushja nuk u ndal aty.

“Ne nuk duam LUFTË TË TRETË BOTËTORE. Nuk duam luftë në Siri. Të bashkohemi dhe t’u japim fund të gjitha luftërave”, përfundoi Alabed./21Media

Back to top button