I gatishmë për bashkpunime tjera në të ardhmen

I gatishmë për bashkpunime tjera në të ardhmen

Kujtim Gashi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë ditës së stome në kabinetin e tij, ka pritur artistin e njohur Sislej Xhafa .

Gjatë këtij takimi u bisedua për artin e arkitekturën e vendit tonë, duke mos i lënë anash edhe artistët e vendit të cilët me punën e tyre kanë arritur suksese edhe jashtë vendit.

Mes tjerash Xhafes ju nda edhe një mirënjohje me simbolin e “Hyjneshës në Fron”, si shenjë falënderimi për punën dhe dhe aktivitetin e tij .

“Duke marrë pjesë në ekspozita dhe bienale të ndryshme ndërkombëtare, Xhafa e vendosi Kosovën në hartën ndërkombëtare të artit bashkëkohorë”, tha minsitri Gashi.

I lumtur që ndodhet në Kosovë u shpreh artisti i cili shprehu gatishmërinë për bashkpunime tjera në të ardhmen.

Së fundi artisti kosovar që jeton në Amerikë Artisti i njohur ndërkombëtar Sislej Xhafa, pas punëve të tij të shumta të suksesshme anekënd botës, është rikthyer në vendlindje me ekspozitën përmbyllese “Të dua pa e ditur”. / 21Media