Britania e Madhe fillon projektin për forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Britania e Madhe fillon projektin për forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, prezantoi projektin për forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Me anë të një memorandumi me Këshillin Gjyqësor të Kosovës u tha se kjo do të fuqizojë sistemin në aspektin e rekrutimeve, avancimeve, emërimin e stafit udhëheqës gjyqtarëve, si dhe vlerësimin e performancës./21Media