Situata e tensionuar në Izrael, anulohet ndeshja Juventus-Atletico Madrid

Ndeshja miqësore mes Juventusit dhe Atletico Madridit, e cila ishte paraparë që të zhvillohet në mbrëmjen e 7 gushtit zyrtarisht u anulua.
Ndeshja ishte vendosur që të zhvillohet në Tel Aviv, por siguria aktuale dhe situata e tensionuar në Izrael e bënë të pamundur që të dy skuadrat të përballen me njëra-tjetrën.
Nisja e Juventusit ishte planifikuar për sot, por tani “Zonja e Vjetër” do të qëndrojë në Torino. Rritja e tensionit në orët e fundit përgjatë Rripit të Gazës ishte vendimtare. Kjo u bë e ditur zyrtarisht nga Atletico Madrid në faqen e zyrtare.
“Për shkak të situatës aktuale të sigurisë, Comtec Group (promovues i ndeshjes), Juventus dhe Atletico de Madrid kanë njoftuar se miqësorja mes dy skuadrave që do të zhvillohej në Izrael të dielën më 7 gusht në stadiumin ‘Bloomfield’ në Tel Aviv është anuluar”, u shkrua në komunikatën e Atletico Madridit.
 

Back to top button