Sipas autoriteteve numri i viktimave pritet të rritet

Sipas autoriteteve numri i viktimave pritet të rritet

Të paktën 61 persona kanë humbur jetën në Portugali dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur për shkak të zjarreve në disa male në pjesën qendrore të vendit.

Mësohet se shumica e njerëzve kanë humbur jetën brenda automjeteve të tyre në përpjekje për t’u larguar nga zona “Pedrogao Grande”.

Afro 600 zjarrfikës dhe 160 makina janë vendosur mbrëmë vonë për ta ndalur stuhinë e zjarrit, ku sipas mediave portugeze ende nuk është vënë në kontroll.

Kryemninistri i Portugalisë, Antonio Costa, e ka cilësuar këtë si tragjedinë më të madhe që vënsi ka parë gjatë viteve të fundit nga zjarret në male.

Sipas autoriteteve numri i viktimave pritet të rritet.

Gjithashtu duke filluar që nga dita e sotme në Portugali është dekretuar tri ditë zie kombëtare.

Bashkimi Evropian ka dërguar aeroplanë të zjarrfikjes pas kërkesës së Portugalisë.

Aktualisht në vend mbretëron vapë e madhe, ndërsa sot në disa rajone, janë regjistruar temperatura mbi 40 gradë Celsius.