Sivjet Deklarata e Pavarësisë viziton 7 qendrat kryesore të Kosovës

Me rastin e 11 vjetorit të shtetësisë, me moton “Kosova, nder dhe detyrë” organizohen aktivitete të ndryshme

Sivjet, në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Deklarata e Pavarësisë do të vizitojë shtatë qendrat kryesore të Republikës së Kosovës, Prishtinën, Mitrovicën, Pejën, Prizrenin, Gjilanin, Gjakovën dhe Ferizajn.

Ndërsa, sipas agjendës, manifestimi për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë do të fillojë të shunën (16 shkurt) dhe do të zgjasë deri të hënën (18 shkurt).

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, me moton “Kosova, nder dhe detyrë” do të organizohen aktivitete të ndryshme.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, organizohet Programi Festiv në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë:

Programi Festiv –Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë

E shtunë, 16 shkurt 2019

09:30 – Vendosja e Deklaratës se Pavarësisë –Sheshi “ Nënë Tereza”

 10:00 – Ekspozita e punimeve artistike – “Simbolet e Pavarësisë” – Sheshi  “Zahir Pajaziti”

 10:30 – Hapja e Panairit të produkteve Vendore – Sheshi “Adem Jashari” 

 17:00- Ekspozita: Qytetet Shqiptare në fotografi të vjetra 1863-1916- vendi: Muzeu Kombëtar i Kosovës Prishtinë

E diel, 17 shkurt 2019

10:00 – 11:00- Program për Fëmijë

Istar Kids Academy- Sheshi “Zahir Pajaziti”

 14:50 – Shoqata e Gastronomeve te Prishtinës – Sheshi “Skënderbeu”

14:00 – 15:30 – Koncert festiv për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës- Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”- Sheshi “Zahir Pajaziti”

 18:30 – 18:41 – Fishekzjarrët

20:00- Koncert Festiv – Do të përformojnë  disa nga këngëtarët e estradës Kosovare, vendi:  Sheshi  “Zahir Pajaziti”

Agjenda Shtetërore

E shtunë, 16 shkurt 2019

09:00 – Deklarata e Pavarësisë – Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i  Republikës së Kosovës për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj

E diel, 17 shkurt 2019

08:00- 08:30 – Mbledhja festive e Qeverisë- vendi: Objekti i Qeverisë

08:30 – 08:45 – Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës- Të pranishëm liderët shtetëror , vendi:  Oborri i  Qeverisë

08:45 – 09:00 – Vendosje kurorash tek shtatorja e ish-Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova, nga liderët shtetëror.

09:40 – 09:50 – Vendosja e kurorave në kompleksin “Adem Jashari” nga liderët shtetëror

10:45 – 11:30 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës – vendi: Objekti i Kuvendit

12:20 – 13:00 – Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës prej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova

13:00 – 14:00 – Koktej rasti për të gjithë të ftuarit në Parakalimin e Trupave të FSK-së, vendi: Swiss Diamond Hotel

19:30 – Pritja shtetërore për të gjithë të ftuarit – Pritja shtetërorë nën përkujdesjen Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vendi: “VENUS” Hotel.

Back to top button