Parkingun nëntokësor pritet të ketë kapacitet për së paku 500 automjete

Parkingun nëntokësor pritet të ketë kapacitet për së paku 500 automjete

Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka dhënë të drejtë Komunës së Prishtinës për ndërtimin e parkingut nëntokësor. Këtë e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryetari tha se pas këtij vendimi këtë vit fillon ndërtimi i parkingut nëntokësor.

“OSHP i ka dhënë të drejtë Komunës për parkingun nëntokësor dhe për procedurat e ndjekura, prandaj tani mund të vazhdojmë. Parkingu nëntokësor me mbi 500 vendparkime do të fillojë ndërtimin sivjet. Parku sipër do të zgjerohet”, ka shkruar Ahmeti.

Në maj të vitit 2018, Ahmeti kishte prezantuar projektin e parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik. Sipas tij, sipërfaqja e ndarë për këtë projekt është 13 mijë e 990 metër katror, dhe me planin rregullues mund të shkohet në dy nivele nën tokë. Rreth 500 metra katror në këtë hapësirë, janë të ndara për pjesën komerciale, ashtu që të shfrytëzohet disniveli aktual që është brenda parcelës.

Poashtu, kryetari pati bërë të ditur se vlera e parashikuar për ndërtimin e këtij parkingu përmes Partneritetit Publiko-Privat është 12 milionë euro./21Media

http://rtv21.tv/prishtina-do-te-behet-me-parking-nentokesor