Filmi trajton lëvizjen masive për faljen e gjakmarrjes që zuri fill në mesin e popullatës shqiptare në vitet e 90-ta

Filmi trajton lëvizjen masive për faljen e gjakmarrjes që zuri fill në mesin e popullatës shqiptare në vitet e 90-ta

Në edicionin e sivjetmë të DokuFestit do të shfaqet dokumentari i BBC-së ‘Forgiving dhe Blood/Falja e Gjakut’. Ky dokumentar është me regji të Melissa Llewelyn Davis dhe me Lala Meredith-Vulën si hulumtuese kryesore.

Filmi ndjek lëvizjen masive për faljen e gjakmarrjes që zuri fill në mesin e popullatës shqiptare në vitet e 90-ta.

Lëvizja nisi me një grup studentësh radikalë të cilët kishin rekrutuar Profesorin e Folklorit në Universitetin e Prishtinës, Anton Çeta, për t’i udhëhequr ata përgjatë vështirësive dhe konflikteve të klaneve. Filmi prezanton si rast studimi njërën nga familjet e fundit, në vitin 1991, e cila refuzonte t’ia falte gjakun e djalit të tyre të vrarë familjes së vrasësit të tij.

‘Forgiving the Blood’ është një shembull i mirë i përdorimit vizual etnografik të një rasti të vetëm për të zbuluar një histori shumë më të gjerë dhe më të thellë politike. Ndër të tjera, filmi shqyrton mënyrat se si një familje bujqësore margjinale arrin t’i rezistojë presionit të madh për të folur dhe për të vepruar si anëtare e një qytetarie kombëtare.