Vjet asnjë fitues, sivjet dy

Vjet asnjë fitues, sivjet dy

Akademia suedeze sot do të bëjë të ditur emrat e dy laureatëve për Çmimim Nobel të Letërsisë.

Margaret Atwood, Anne Carson, Lyudmila Ulitskaya dhe Ismail Kadare janë ndër emrat që mendohet të jenë në diskutim për çmimet sivjet.

Dy fitues janë caktuar të emërohen pai që çmimi nuk u dha në vitin 2018, transmeton rtv21.tv.

Akademia Suedeze, e cila mbikëqyr çmimin prestigjioz e pezulloi atë vitin e kaluar për shkak të një skandali seksual.

Jean-Claude Arnault, burri i anëtares së Akademisë, Katarina Frostenson, u dënua me dy vjet burg në tetor pasi u akuzua për përdhunim. Frostenson më pas është larguar nga akademia.

Fituesit e mëparshëm ishin: Bob Dylan (2016), Alice Munro (2013), Orhan Pamuk (2006), Toni Morrison (2003) dhe Gabriel García Márquez (1982).

Shkrimtari fitues merr nëntë milionë koronë suedeze (740,000), si dhe një medalje dhe një diplomë./21Media