2018 viti i Erës

Loading...

2018 viti i Erës

Këngëtarja e njohur shqiptare tanimë edhe me famë ndërkombëtare, Era Istrefi vitin 2018 e shënoi me sukese të tjera në karrierën e saj muzikore.

Pas suksesit që arriti me këngën “Bon Bon” të lansuar në vitin 2016, Era këtë rrugëtim e vazhdoi fuqishëm edhe në 2018-ën.

Suksesi më i madh i artistes këtë vit ishte kënga “Live It Up” në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam. Duke u bërë kështu këngëtarja e parë shqiptare që këndon në himinin zyrtar të Kampionatit Botëror, “Rusia 2018”.

Ani pse kjo performancë ishte më e rëndësishmja e artistes për këtë vit, ky moment historik për pak nuk do të kishte ndodhur pasi shteti i Rusisë refuzoi që këngëtaren të e linte të hynte me pasaportë të Kosovës. Por, krahë i doli Shqipëria që ia dha nënshtetësinë shqiptare.

Era përveç performancës në Kampionatin Botërorë jehoi edhe bashkëpunime të shumta me artistë ndërkombëtar, shkruan rtv21.tv

Kënga e parë e artistes për vitin 2018 ishte Origami”, e publikuar në muajin mars të këtij viti vetëm në versionin audio. Pas “Origamit” artistja lansoi së pari në versionin audio këngën “Prisoner” që më vonë gjatë vitit e shoqëroi edhe me videoklip.

Menjëherë pas videoklipit të këngës “Prisoner”, Era solli një bashkëpunim me Konshens këngën e titulluar “Oh God”, e cila ishte shoqëruar edhe me videoklip.

Pas katër muajsh pauzë artistja solli edhe dy këngë të tjera, të cilat ishin në bashkëpunim me DJ të njohur ndërkombëtarë. Të dy këngët u publikuan më datën 9 nëntor të këtij viti, kënga e parë e titulluar “Anything More” ishte në bashkëpunim me Steve Aoki, ndërsa e dyta ishte në bashkëpunim me Jonas Blue, e cila mban emrin “Purpose”. Këngët u publikuan vetëm në versionin audio në të gjitha platformat online, shkruan rtv21.tv

Era Istrefi ditëve të fundit u përfshi edhe në një artikull të revistës “Politico.eu”, ku flitet se si artistja po shënon ngritje në karrierën e saj muzikore si dhe po bënë që shteti i Kosovës të njihet nga e gjithë bota.

24 vjeçarja la gjurmë edhe në platformën “Spotify”, në të cilën arriti të ketë mbi 96 milionë dëgjime përgjatë gjithë viti.

Ndërkohë, artistja ka paralajmëruar album për vitin 2019 si dhe projekte të reja, në të cilat përfshihet edhe bashkëpunimi i saj me motrën, Nora Istrefi si dhe artistin Cladyee. Ky bashkëpunim është bërë i ditur nga vetë artisti, i cili përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram, ka paralajmëruar që një hit për publikun po vjen.

Përgjatë të gjitha këtyre sukseseve në profesionin e saj, Era pati një shqetësim shëndetësor, që nuk u tejkalua pa marrë vëmendjen e publikut. Këngëtarja iu nënshtrua operacionit të apendiksit, shkruan rtv21.tv

Si shkak i këtij operacioni këngëtarja pauzoi pak nga muzika si dhe rrjetet sociale, por që kjo pauzë e riktheu fuqishëm Erën në fushën e muzikës.

Viti 2018 lirisht mund të themi që i takon Era Istrefit, pasi që për herë të parë një këngëtare shqiptare, e cila filloi karrierën e saj në skenën muzikore kosovare arriti të depërtojë jashtë kufijëve të shtetit e deri te performanca në Kampionatin Botërorë./21Media