6 marsi, Dita Evropiane e Logopedisë

6 marsi, Dita Evropiane e Logopedisë

Më 6 mars shënohet Dita Evropiane e Logopedisë dhe në Kosovë është paraparë të mbahet një ligjeratë (tryezë e rrumbullakët) në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë, në orën 13:00.

Logopedja Luljeta Kabashi tregoi se tema do të jetë aftësia e kufizuar në të shkruar dhe në të lexuar. Kjo ligjeratë do të mbahet me qëllim të vetëdijësimit për rolin e logopedit dhe për ç’rregullimet në shkrim dhe lexim, në mënyrë që trekëndëshi nxënës, mësues dhe logoped të jetë me funksional.

Duke folur për disleksinë (vështirësinë në lexim), Kabashi tha se kur forcohen simptomat dështon suksesi në shkollë dhe së fëmijët kanë vështirësi në sjellje./21Media