Skuadrat përfunduan ndeshjen me rezultat të barabartë

Skuadrat përfunduan ndeshjen me rezultat të barabartë

Kryesfida e sontme, Chelsea-Barcelona, e cila ishte e vlefshme për 1/8 e finales në Champions League përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, shkruan rtv21.tv

Pjesa e parë e takimit ishte mjaft interesante, por as lojtarët e klubit anglez e as katalunasit nuk arritën të gjejnë portën për të shënuar, me ç’rast pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0.

Edhe pjesa e dytë e ndeshjes ishte mjaft atraktive dhe skuadrat, por gol nuk shënuan asnjëra skuadër deri në minutën e 62-të, kur Willian shënoi epërsi për skuadrën e Antonio Contes.

Ndërsa, katalunasit arritën të barazojnë rezultatin në minutën e  75-të përmes golit të yllit argjentinas, Lionel Messit.

Ndeshja u mbajtë në stadiumin “Stamford Bridge” dhe filloi nga ora 20:45./21Media