S’ka kush t’i këshillojë refugjatët-“nevojitet sistem mbrojtës për valë të re”

Shoqata e juristëve ka këshilluar 68 persona për të drejtën për azil

Numri i refugjatëve të Lindjes së mesme të cilët kalojnë nëpër Maqedoni për të shkuar drejt Evropës është zvogëluar, thuhet në raportin e vitit 2016 të UNHCR në bashkëpunim me Shoqatën e juristëve të rinj. Kryetari i kësaj shoqate Zoran Drankovski tha se Maqedonia duhet të vendos një sistem më efikas për mbrojtjen e refugjatëve, që në të ardhmen të jetë më e përgatitur për ndonjë valë të re të refugjatëve.

“Situata në Maqedoni nuk është alarmante nëse merren parasysh numrat se sa janë të vendosur në Qendrat e pranimit, por tani është koha e duhur që të vendosim një sistem efikas mbrojtës sepse nëse nuk arrijmë të bëjmë me persona që janë me numër të vogël atëherë nuk do të kishim pasur problem që shteti të përballet me numër më të madh në të ardhmen”, tha Drankovski.

Drankovski gjithashtu tha se refugjatët në Maqedoni që janë të vendosur nëpër Qendrat e pranimit përballen me probleme gjatë azil kërkimit, me që askush nuk u ofron ndihmë juridike në lidhje me procedurat që duhet të kalojnë këta persona.

Ndërsa Dejan Kladarin nga UNHCR theksoi se rutat që përdorin emigrantët janë të rrezikshme.

“Për momentin nuk kemi shumë emigrant të cilët kalojnë në këtë vend, por ka ruta të cilët i përdorin emigrantët e të cilat janë shumë më të rrezikshme dhe në këtë mënyrë e eksponojnë veten në rrezik. Është e rëndësishme që fëmijët të cilët janë në këtë rutë të mbrohen”, tha ai.

Nga gjithsej 37 vizita nëpër qendrat e pranimit vitin e kaluar, Shoqata e juristëve ka këshilluar 68 persona për të drejtën për azil, kurse 164 nga kërkuesit për azil ka përfaqësuar gjatë procedurave.

Në konferencën me temë “Paraburgimi rreth emigrimit në Maqedoni” Shoqata e juristëve të rinj, përfaqësues nga UNHCR biseduan për praktikat aktuale, legjislacionin e zbatueshëm dhe alternativat e mundshme.

Back to top button