S’ka paraburgim për Ejup Halimin, i merret pasaporta Talevskës

Deri tani nuk ka ndonjë vendim për funksionarët e lartë të VMRO DPMNE-së, si Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska e Sasho Mijallkovit

Gjykata penale doli me disa vendime në lidhje me akuzat e PPS. Deri tani nuk është caktuar as një masë paraburgimi.  Gjykata penale ka hedhur poshtë kërkesën PPS-së për paraburgim të deputetit të BDI-së Ejup Halimi, i akuzuar në lëndën Titanik për shkatërrim të materialit zgjedhor. Gjithashtu është refuzuar edhe propozimi për paraburgim për Ismet Gurin.

Deri tani nuk ka ndonjë vendim për funksionarët e lartë të VMRO DPMNE-së, si Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska e Sasho Mijallkovit.

Gjykata penale ka përcaktuar masë kujdesi për Ivona Talevskën, e akuzuar në lëndën Tifani. Asaj  i është marrë pasaporta dhe çdo të hënë duhet të  paraqitet në gjykatë, me çka është pranuar në përgjithësi kërkesa e PPS-së. Të njëjtat masa janë përcaktuar edhe për dy të akuzuar në rastin Barishta. Për lëndën Total, në të cilën akuzohet Dragan Pavloviq Llatas, gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e PPS-së për paraburgim. Për Llatasin do të ketë vetëm  masë kujdesi, gjegjësisht atij iu është marrë pasaporta. Pjesërisht është pranuar kërkesa e PPS në lidhje me lëndën Tortura. Një i akuzuar detyrohet të paraqitet njëherë në javë në gjykatë, ndërsa 5 të akuzuarve të tjerë iu është caktuar masa e kujdesit. Bëhet fjalë për pjesëtarë të njësitet Alfa, të cilët akuzohen për dhunë gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit./21Media

Back to top button