Gjendja aktuale në kufijtë e Kosovës

Gjendja aktuale në kufijtë e Kosovës

Në të gjitha pikat kufitare në hyrje dhe dalje të territorit të Kosovës nuk ka kolona të gjata të cilat shkaktojnë pritje shumë orëshe.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në mëngjesin e kësaj të diele pritjet më të gjata janë deri në 15 minuta, shkruan rtv21.tv.

Në Merdare për të dalë nga Kosova, qytetarëve po u duhet të presin 10-15 minuta. Ndërsa për të hyrë në territorin e Kosovës përmes kësaj pike pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Edhe pikat e tjera kufitare nuk janë të ngarkuara, udhëtarët po presin më së shumti deri në 5 minuta për hyrje-dalje.

Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme./21Media