Korça nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike

Korça nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike

Pas tërmetit të regjistruar mëngjesin e një dite më parë, dy lëkundje të reja janë regjistruar gjatë pasdites së sotme.

E para me magnitudë 2.7 ballë kishte epiqendër fshatin Ziçisht, ndërsa tërmeti i dytë me magnitudë 2.6 ballë ishte me epiqendër në Nikolicë.

Mëngjesin e të premtes, një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi juglindjen, 5 muaj pas lëkundjeve të 1 qershorit, ku u plagosën 4 persona dhe u shkatërruan mbi 100 shtëpi.

Goditja e parë u regjistrua në orën 6:25, ndërsa deri në mesditë u pasua nga dhjetëra të tjera me intensitet më të ulët.

Epiqendra u lokalizua në fshatin Miras, ndërsa u ndje e fortë në Vidohovë dhe Qafëzezë, ku tërmeti i 1 qershorit la pasoja të rënda.

Pasoja ka në disa banesa të vjetra, të cilat kanë marrë dëmtime edhe nga lëkundjet e mëhershme./oranews