LDK diskutoi rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit

LDK diskutoi rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, në një prononcim për media sot tha se diskutuan faktin se kanë një rezultat të ngushtë me Vetëvendosjen duke e quajtur si “50:50”.

Ai shtoi se po i presin rezultatet finale dhe duke mos përjashtuar edhe votot e mërgatës, me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, shkruan rtv21.tv.

“Zhvillimi i negociatave do të bëhet në momentin që do të kemi certifikim të rezultateve”, tha Mustafa duke theksuar se LDK dhe VV ka më pak se 2500 vota dallim.

Ai theksoi se takimi i radhës me VV-në do te jetë vetëm pas përfundimit të certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja./21Media