S’ka takime VV-LDK pa u certifikuar rezultatet
18 Nëntor 2019
Takimi Kurti-Mustafa pritet në fillim të dhjetorit
Takimi Kurti-Mustafa pritet në fillim të dhjetorit
Grupet punuese të LDK-së dhe të Vetëvendosjes i kanë harmonizuar pothuajse të gjitha qëndrimet sa i përket programit qeverisë, në gjashtë takimet që kishin mbajtur gjatë muajit tetor-nëntor.
Tani pritej takimi i liderëve të dy paritve fitueseve të zgjedhjeve të 6 tetorit, mirëpo një takim i tillë nuk do të mbahet deri në fillim të muajit dhjetor kur edhe pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të 1 mijë e 428 vendvotimeve.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka për RTV21 konfirmoi se takimi i kreut të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa do të mbahet pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
Më herët nga VV ishin shprehur të gatshëm për takimin Kurti-Mustafa ku pritej të vulosej koalicioni i tyre qeverisës. Por LDK edhe më heret kishte deklaruar që ky takim nuk do të ndodhë deri në certifikimin e rezultateve.
Deri më tani janë rinumëruar mbi 500 vendvotime. Ky proces ka nisur më 13 nëntor dhe pritet të zgjasë tri javë./21Media