Skadon afati, studentët bllokojnë Zogun e Zi, rezistencë edhe në Ministrinë e Arsimit

E plotësuar

Ora 18:00 Prej 8 orësh vijon rezistenca e studenteve.  Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave nga kryeministri Rama, ndërsa ky i fundit vijon t’i ftojë përmes rrjeteve sociale në dialog. Por studentët nuk pranojnë negociata kërkojnë vetëm vendimmarrje.

Një student i bëri thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë

“Duam ndihmën e ndërkombëtarëve sepse kryeministri nuk po jep asnjë zgjidhje. Duam ndihmën e ndërkombëtarëve dhe ambasadave”  tha një student për Ora News.

….

Rama i ftoi sërish studentët për të biseduar

Studentët në Shqipëri vijojnë rezistencën para ministrisë së Arsimit, ndërkohë që skadoi afati që studentët i dhanë kryeministrit për plotësimin e 8 kërkesave.

Afati ishte caktuar ora 16:00 ndërsa kryeministri Rama pak minuta para kësaj ore, përmes një statusi në instagram i ftoi sërish për të folur.

Rama mesa duket refuzon të shkojë tek studentët protestues dhe thirrjet i bën vetëm nga rrjetet sociale, ndërsa nga ana e studentëve pritet të merret një vendim si do të ndodhë.

Janë me mijëra studentë që vijojnë të qëndrojnë para ministrisë së Arsimit që prej orës 10:00 të paradites së sotme. Atyre i janë bashkuar dhe gjimnazistë. Në mesditë mesazhit në facebook të kryeministrit Rama për tu ulur të dialogojnë studentët iu përgjigjënr me: “Nuk ka negociata! Duam vendimmarrje!” Ata vijojnë ti bien vuvuzelave dhe thërrasin: E duam Arsimin si gjithe Europa!

Rezistencës u janë bashkuar dhe studentë nga Elbasani dhe Durresi.

Studentët të ndarë, bllokohet Zogu i Zi, rezistencë edhe në Ministrinë e Arsimit

Aktualisht protesutesit janë të ndarë, pasi një pjesë ka bllokuar rrethrrotullimin e Zogut të Zi dhe një pjesë tjetër vazhdojnë të rezistencën përpara ministrisë së Arsimit. Po ashtu një tjetë ide pas përfundimit të afatit të vendosur nga vetë studentët ka qenë për të shkuar përpara kryeministrisë./oranews

Back to top button